Davide Pecorelli u gjet, por jo personi që la pas të shkrumbuar, kujt i përkasin eshtrat e gjetura në makinën e djegur?
19 Shtator 2021, 08:59Nga DOSJA
ITALI– Davide Pecorelli u gjet, tetë muaj pas la të shkrumbuar makinën e tij në Pukë, por kjo histori ka ende një çështje të pazgjidhur, eshtrat e gjetura brenda mjetit “Skoda Fabia”. Mbetjet kockore që u gjetën brenda makinës së biznesmenit 45-vjeçar u nisën drejt Italisë më datë dhjetë shkurt të këtij vitit, thuajse një muaj pas zhdukjes së Pecorellit.
Mostra e eshtrave të gjetura do të krahasoheshin me AND-në e të vëllait të biznesmenit, Antonello Pecorelli, por kur kanë kaluar më shumë se shtatë muaj, ende nuk ka një përgjigje për analizën e tyre.
Duke qenë se Pecorelli i gjet gjallë në Itali, kujt i përkasin këto eshtra? Kë la të shkrumbuar në Shqipëri biznesmeni Italian?
Misteri për zhdukjen e Pecorellit mori fund një ditë më parë. 45-vjeçari u zbulua psi kërkoi ndihë nga autoritetet e ishullit ku gjendej në Itali, pasi iu dogj motori i gomones që kishte marrë me qira. Pecorelli u identifikuar përmes shenjave të gishtërinjve, pasi bazuar në dokumentet e reja që kishte, rezultonte shtetas rumun. Nesër ai dotë merret në pyetje.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LEZHË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Milot. Mësohet se një makinë ka përplasur një çiklist, gjendja shëndetësore e të, cilit ...
BURREL– Fotot që po shikoni tregojnë vendin se ku ka përfunduar mjeti me gjashtë anëtarët e familjes që u aksidentuan mëngjesin e sotëm në fshatin Bushkas...
FIER– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:5...