Aktualitet

“Fëllënxën e kishte grua të dytë!” Flasin familjarët e çiftit Rrasa një ditë pas krimit të dyfishtë: Nga fukarall

19 Shtator 2021, 08:29 Nga DOSJA
“Fëllënxën e kishte grua të dytë!” Flasin

DIVJAKË– Të afërmit dhe familjarët e çiftit Rrasa kanë rrëfyer detaje në lidhje me jetën e tyre, një ditë pas krimit të dyfishtë që tronditi Divjakën. Në një prononcim për FaxNews, ata kanë treguar se dyshja jetonin në kushtet e vështira ekonomike të çiftit, por shtojnë se kjo ishte diçka që nuk e prisnin. Një e afërme thotë se më shumë i vjen keq për 45-vjeçaren sesa për kryefamiljarin. Ajo shton se e ndjera kishte mbajtur vjehrrën për një vit e gjysmë në shtrat dhe ishte përkujdesur për të.

Deklaratat e të afërmve:

I afërmi 1: Hekurani ishte në punë në bashki. Jemi habitur. Nuk dimë asgjë. Unë e di që nuk ka pasur armë. Ai paska pasur një armë gjahu. Kjo ishte bashkëshortja e dytë. U tronditëm se ishte e pabesueshme. Ku ndodhi, si ndodhi. Unë i kam krushq këta. Kam dhënë motrën te fisi i këtyre. Nuk kishim dëgjuar ndonjë llaf.

I afërmi 2: Ne jemi kushërinj me të. Ta lavdëroj se lavdëroj dot. Ta shaj se shaj dot. E dinë vetë ata. Janë mbyllur të gjitha hallet që kanë pasur. Ne e kemi shtëpinë andej, çfarë u ndodhi i mbylli vetë hesapet e veta ai.

I afërmi 3: Nuk dimë asgjë. E kemi mik. Familja jetonte në kushte skandaloze. Rreth dy vite punonte në bashki. Merreshin me blegtori dhe ato u prishën. Unë e kam krushk. E kam kunatë të motrën.

E afërmja: Më shumë më dhimbset ajo se ai. Pati vjehrrën deri tani, një vit e gjysëm e mbajti në dyshek dhe e kishte xixë. Unë them nga fukarallëku. Ne na tha çuni, e kishte parë në internet. E kam vëllanë e kunatës. Burrat vëllezër. Zonja nuk punonte. Kishte lopë, merrej me blegtori.

I afërmi tjetër: Kjo ishte gruaja e dytë, njërën e la ai…më duket se e ka lënë me dy djem, ajo s’është martuar më pas atij.

Mbrëmjen e kaluar, Hekuran Rrasa qëlloi për vdekje gruan e tij Fëllënxa Rrasa dhe më pas vrau veten. Ata kanë lënë pas vetëm një fjalë, Leonard Rrasa, 21 vjeç.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan dhe veten ne divjake fellenxe rrasa hekuran rrasa burri vret gruan dhe veten ne divjake fellenxe rrasa hekuran rrasa

Sondazh

Poll