Politike

VIDEO-MOMENTI/ Ministrja Spiropali harron të firmosë dekretin për emërimin e saj, a është e vlefshme procedura?

19 Shtator 2021, 05:58 Nga DOSJA
VIDEO-MOMENTI/ Ministrja Spiropali harron të firmosë dekretin për

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali është e vetmja nga dymbëdhjetë anëtarët e kabinetit që nuk ka firmosur mbi dekretin e emërimit të saj. Ndryshe nga koleget dhe kolegët, të cilët u afruan në tavolinën ku ndodhej dekret, thanë fjalën “Betohem” dhe firmosën, Spiropali nuk e bëri këtë gjë.

Siç shihet edhe në momentin e publikuar nga Dosja.al, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, heq maskën, betohet dhe ngrihet të bëjë fotografinë zyrtare me dekretin në duar krah Presidentit Meta.

Firmë nuk hodhi asgjëkundi! Pyetje që lind në këtë situatë është nëse procedura e ndjekur nga Spiropali është e vlefshme njësoj si e ministrave të tjerë, pasi mbi dekret mungon firma e saj.

A është ministre e dekretuar Spiropali? A është kuptuar ky gabim i ministres dhe është korigjuar më vonë?

Ceremonia e plotë e betimit të kabinetit qeveritar:

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike betimi i qeverise rama 3 elisa spiropali betimi i qeverise rama 3 elisa spiropali

Sondazh

Poll

Politike 18 Shtator 2021, 12:50

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë dhe një herë vendimet e qeverisë së re. Ai thotë se fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid deri në m...