Politike

Agjencia për mediat dhe informimin, PD: Cënon lirinë e shprehjes, të reagojë Këshilli i Medias dhe Etikës

18 Shtator 2021, 17:52 Nga DOSJA
Agjencia për mediat dhe informimin, PD: Cënon lirinë e shprehjes,

TIRANË– Krijimi i strukturës Agjensia për Mediat dhe Informimin është një ogur i kq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë, sipas Partisë Demokratike. Në një reagim zyrtar, Sekretarja për të Përndjekurit Politikë, Jonila Godole shkruan se duket qartë që ky mandate do të jetë i propagandës dhe cendusrës së ligjëruar me vulë kryeministrore. Godole shton se shpreson që Këshilli i Medias dhe Etikës dhe gjithë organizmat e tjera të shprehen kundër kësaj VKM-je që cënon dukshëm lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Reagimi zyrtar: Fakti qe nje nder vendimet e para te marra sot nga qeveria “Rama 3” qe krijimi i nje Agjensie per Mediat dhe Informimin, eshte ogur i keq per lirine e shprehjes dhe gazetarine.  Sepse ky duket qe do te jete mandati i propagandes dhe censures se ligjeruar me vule kryeministrore! Sot kryeministri kurorezoi ligjin “antishpifje“, per te cilin mori goditje dy vjet me pare nga te gjitha institucionet nderkombetare.  Shpresoj qe shoqatat e gazetareve, Keshilli i Medias dhe Etikes dhe gjithe organizmat e tjera te shprehen kunder kesaj VKM qe cenon dukshem lirine e shprehjes ne Shqiperi.

Nese kemi nje agjensi informimi mediatik prane Kryeministrtit, cili rol i mbetet atehere ATSH? Po i transmetuesit publik RTSH? Taksapaguesit shqiptar nuk mund t’i kerkohet te paguaje tre institucione qe t’i sherbejne qeverise?! Dhe as nuk mund te detyrohet te paguaje kostot e ERTV; se ngado qe ta kthesh kete Agjensi, ky duket te jete misioni i saj i vertete!

Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama tha para ministrave të tij se do të krijohet një agjensi për mediat dhe informimin e cila bazohet në disa modele që janë praktikuar dhe ne shtete të tjera të botës. Rama shtoi se kjo agjenci siguron njohjen e institucioneve të qeverisjes qendrore me gjithçka lidhet drejtpërdrejtë me publikun dhe qëndrimin e publikut e medias mbi çështje me interes public.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agjencia per mediat dhe informimin agjencia per mediat dhe informimin

Sondazh

Poll

Politike 18 Shtator 2021, 12:50

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë dhe një herë vendimet e qeverisë së re. Ai thotë se fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid deri në m...