Politike

Dru arre, kastor dhe tavan të ndriçuar, njihuni me makinën superluksoze të kryeministrit Rama, është modifikuar dhe kap vl

18 Shtator 2021, 16:40 Nga DOSJA
Dru arre, kastor dhe tavan të ndriçuar, njihuni me makinën

TIRANË– 500 mijë dollarë! Kjo është vlera e makinës “GMC Custom Luxury Vehicle” me të cilën kryeministri Edi Rama po shihet të lëvizë të paktën në dy muajt e fundit.

Syri shkruan se Kreu i Qeverisë e ka marrë me qira mjetin e ri që ka vënë në përdorimin e tij, pasi ‘braktisi’ makinën e tipit “Lincoln”. Sipas të njëjtave burime, makina e Ramës është modifikuar për t’ju afruar shijeve të kryeministrit duke u kthyer në një avion privat luksi.

Ajo ka dy ndenjëse VIP me mbështetëse këmbësh, sediljet janë italiane ndërsa rimesoja është me dru arre origjinale. Tavani është i ndriçuar dhe është i gjithi me lëkurë kastori. Makina e re e Ramës është marrë me qira tek një subjekt person fizik, e identifikuar si E. Hoxhallari, dhe për të paguhen miliona lekë qira mujore, por ende nuk dihet shifra e saktë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama makina e kryeministrit rama edi rama makina e kryeministrit rama

Sondazh

Poll

Politike 18 Shtator 2021, 12:50

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë dhe një herë vendimet e qeverisë së re. Ai thotë se fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid deri në m...