Politike

Betohet qeveria e re/ Rama me ministrat shkon te Meta, eviton foton me presidentin dhe mbledh kabinetin në Kryeministri (POROSI

18 Shtator 2021, 09:08 Nga DOSJA
Betohet qeveria e re/ Rama me ministrat shkon te Meta, eviton foton me

TIRANE– Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri u betuan ditën e sotme te Presidenti Meta, duke marrë kështu dritën ‘jeshile’ për mandatin e tretë qeverisës. Kabineti i ri pas betimit me dyer të mbyllura në Presidencë, u drejtuan në këmbë drejt kryeministrisë. Duke respektuar semaforin dhe me dosjen e kuqe të betimit në duar, ata u drejtuan drejt kryeministrisë. Në momentin që mbërritën në godinën e kryeministrisë, qeveria ‘Rama 3’ bëri foton zyrtare e kabinetit qeveritar, ndryshe nga herët e tjera ku fotoja bëhej në presidencë.

Menjëherë pas betimit te qeverisë së re tek Presidenti i Republikës dhe përfundimit të procedurave të parashikuara në Kushtetutë për fillimin e qeverisjes, Këshilli i ri i Ministrave pritet të marrë edhe vendimet e para.Rama tha gjatë mbledhjes së kushdo nga ministrat që thyen kodin e etikës për herë të dytë do të largohet nga qeveria. Ai paralajmëroi se duhet respektuar kodi që nga drekat e darkat brenda orarit të punës, fluturimet në aeroport,

Emrat e ministrave të qeverisë ‘Rama 3’

Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro
4 ministra shteti

Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike betimi i qeverise rama 3 edi rama mbledhja e qeverise 18 shtator 2021 betimi i qeverise rama 3 edi rama mbledhja e qeverise 18 shtator 2021

Sondazh

Poll