Politike

Qeveria e re/ Rama krah ministrave: Photo of the day!

18 Shtator 2021, 11:14 Nga DOSJA
Qeveria e re/ Rama krah ministrave: Photo of the day!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me betimin e qeverisë së re, duke nxjerrë një foto nga kabineti i ri qeveritar. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë ka nxjerrë atë që e cilëson ‘foto e ditës’, ku shihet përkrah ministreve dhe ministrave të kabinetit të ri, për këtë mandat të 3 qeverisës.

Kjo foto u bë menjëherë sa ministrat dhe kryeministri hynë në ambientet e Kryeministrisë, pas betimit para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

QEVERIA E RE

1) Zoti Edi Rama- Kryeministër;
2) Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
3) Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
4) Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
5) Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
6) Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
7) Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
8) Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
9) Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
10) Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
11) Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
12) Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
13) Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
14) Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
15) Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
16) Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
17) Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Sot u betua qeveria e re në presidencë. Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat e tij shkuan paraditen e sotme tek presidenti Ilir Metea ku morën zyrtarisht detyrën. Pas betimit, kabineti qeveritar Rama 3 u mblodh për herë të parë, ku kryeministri dha edhe porositë e fundit. Rama kërkoi të mos abuzohet me detyrën si dhe të ketë një mirëkuptim mes qeverisë dhe opozitës.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mbledhja e qeverise 18 shtator 2021 mbledhja e qeverise 18 shtator 2021

Sondazh

Poll