Politike

Harrojeni “Lincoln”, Rama ndërron makinë dhe shfaqet me prurjen e re, gazetarja Konomi: Çfarë elementësh siguri

18 Shtator 2021, 13:28 Nga DOSJA
Harrojeni “Lincoln”, Rama ndërron makinë dhe shfaqet me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndërruar makinë, duke lënë pas mjetin “Lincoln” me të cilin është parë për shumë kohë. Në një status në rrjetet sociale, gazetarja Esiona Konomi shkruan se edhe zyrtarisht i ka shtruar disa pyetje qeverisë për të ditur nëse ky mjet është blerë me buxhetin e shtetit, çfarë elementësh sigurie ka dhe përse u dësh ky investim i ri në këtë kohë. Ndër të tjera, krah fotove të mjetit, Konomi kërkon të dijë gjithashtu se kush është zonja E.Hoxhallari dhe ç’lidhje ka makinën me targa “AB 464 DZ”.

Statusi i plotë:

Meqë jemi në ditën e qeverisë modeste dhe me etikë të lartë, a mund të përgjigjet kryeministri:

-A është blerë makina që ai po përdor së fundmi me fonde nga buxheti i shtetit?

-Kush është zonja E. Hoxhallari dhe a ia ka dhënë ajo makinën në përdorim kreut të qeverisë?

-Nëse nuk ka lidhje me këtë zonjë, a mund të shpjegojë z. Rama se e kujt është makina e sa kushton ajo?

-Pse ju desh kryeministrit një makinëne re? Çfarë elementësh sigurie ka ky automjet?

(Pyetjet ia kam drejtuar prej ditësh edhe zyrtarisht qeverisë).

Makina në fjalë, GMC (General Motor Company) është i një kompanie amerikane që merret me prodhimin e mjeteve të rënda, kryesisht ushtarake.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama makina e kryeministrit rama edi rama makina e kryeministrit rama

Sondazh

Poll