Predikimet e Ramës për modesti, gazetarja Ambrozia Meta: Vazhdoni të bëni jetën e familjes Kardashian dhe mos na rokanisni
18 Shtator 2021, 13:13Nga DOSJA
TIRANË– Gazetarja Ambrozia Meta ka nxjerrë në pah kontrastin mes predikimit të kryeministrit Edi Rama për thjeshtësi para kabinetit të tij qeveritar dhe jetës që bëjnë në të vërtetë ata. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shton se ndryhse nga çfarë kërkon vetë kryeministri sot, të gjithë shqiptarët e mbajnë mend ministren Etilda Gjonaj që paguante 700 euro në natë për të fjetur në një dhomë hoteli, referuar Etilda Gjonajt. Meta përmend këtu dhe faktin se kur Rama zbret në mëngjes për në punë, rrugët që lidhin Surrelin me qendrën, bllokohen sa kalon GMC e zezë, se ai kur ka ndonjë shqetësim nuk shkon në spitalin publik por në atë privat dhe se lëviz me helikopter kurdo që niset për pushime. E të gjitha këto tregojnë zhytjen në luks të kabinetit qeveritar, ndryshe nga modestia që ai kërkon të kenë ata publikisht.
Statusi i plotë:
Të gjithë ata që e njohin Kryeministrin e dinë që është një hedonist. Për të, qëllimi i gjithë aktiviteteve është kënaqësia. Edi Rama nuk bën një jetë modeste, as nuk është një Kryeministër modest. Kur zbret në mëngjes për në punë, rrugët që lidhin Surrelin me qëndrën, bllokohen sa kalon GMC e zezë. Kur ka ndonjë shqetësim shëndetësor nuk shkon në QSUT por në spitale private. Kur shkon për pushime në Dhërmi, lëviz me helikopter. Kur shkon të vizitojë banorët e prekur nga tërmeti, shoqërohet me 30 bodigardë, si Rihanna. Kryeministri i Shqipërisë, vesh koleksionin e fundit të Yamamoto dhe atlete të personalizuara. Por ai është vetvetja dhe shqiptarët e votojnë, që të vazhdojë këtë stil jetese. Prandaj mund të na i kursente, fjalimin bajat të etikës për ministrat. Sepse shqiptarët e mbajnë mend ministren që paguante 700 euro për një natë në hotel. Shqiptarët e dinë që ministrat mund t’i bëjnë pushime në Borsh por jetojnë në vila. E dinë që fëmijët e ministrave, kanë studiuar në Universitetet më të shtrenjta të botës dhe jo në shkollat që ndërton Edi Rama. Kabineti Rama 3 duhet të vazhdojë të bëjë jetën e familjes Kardashian dhe mos të na rokanisë kokën me përulësinë dhe thjeshtësinë që nuk e kanë patur kurrë.
Sot u betua qeveria e re në presidencë. Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat e tij shkuan paraditen e sotme tek presidenti Ilir Metea ku morën zyrtarisht detyrën. Pas betimit, kabineti qeveritar Rama 3 u mblodh për herë të parë, ku kryeministri dha edhe porositë e fundit. Rama tha se nuk ka më udhëtime ‘bussines class’ për ministrat, bashkëshortët e anëtarëve të kabinetit nuk mund të përdorin sallën VIP të Aeroportit. E njëjta gjë sipas Ramës, vlen edhe me veturat.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndërruar makinë, duke lënë pas mjetin “Lincoln” me të cilin është parë për shumë kohë. Në një status në rrjetet soci...
TIRANË– Qeveria ka vendosur të mbulojë shpenzimet për mjekimin e prokurores së Prokurorisë së Pukës, Elidiana Kasa në masën një million e 200 mijë le...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me betimin e qeverisë së re, duke nxjerrë një foto nga kabineti i ri qeveritar. Përmes një postimi...
TIRANË– Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka reaguar pas betimit të qeverisë “Rama 3”. Ajo thotë se partia thek...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha para ministrave të tij se do të krijohet një agjensi për mediat dhe informimin e cila bazohet në disa modele që jan...