Politike

18 Shtator 2021, 12:50 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë dhe një herë vendimet e qeverisë së re. Ai thotë se fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid deri në moshën 18 vjeç do marrin rrogën e plotë të prindërit që kanë humbur. Një ndër vendimet e qeverisë është dhe krijimi i agjensisë për mediat dhe Informimin e Këshillit të Ministrave.


 VENDIME TË QEVERISË SË RE:

-Projekt-Ligj për “Bashkëqeverisjen”, i cili përcakton mekanizma detyrues për shërbimet publike ndaj qytetarëve e sipërmarrjeve, si edhe sanksione financiare e administrative për zyrtarët që rezultojnë pengues të zgjidhjeve për qytetarët.

-Projekt-Ligj për “Fëmijët nën përkujdesjen e Republikës”, i cili përcakton dhënien deri në 18 vjeç të rrogës së prindit të rënë në krye të detyrës apo në një akt vetëmohimi në mbrojtje të jetës së të tjerëve. Kjo masë do të jetë retroaktive edhe për atë gjithë fëmijët e mitur të mjekëve, infermierëve apo personelit të spitaleve Covid, që kanë humbur jetës në krye të detyrës.

– Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë shqiptare.

-Krijohet Agjencia për Mediat dhe Informimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Sot u betua qeveria e re në presidencë. Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat e tij shkuan paraditen e sotme tek presidenti Ilir Metea ku morën zyrtarisht detyrën. Pas betimit, kabineti qeveritar Rama 3 u mblodh për herë të parë, ku kryeministri dha edhe porositë e fundit. Rama kërkoi të mos abuzohet me detyrën si dhe të ketë një mirëkuptim mes qeverisë dhe opozitës.

Vendimet e miratuara ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama mbledhja e qeverise 18 shtator 2021 edi rama mbledhja e qeverise 18 shtator 2021

Sondazh

Poll