Politike

Betimi i qeverisë ‘Rama 3’/  PD: Qeveria e korruptuar e darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, hi syve shq

18 Shtator 2021, 10:52 Nga DOSJA
Betimi i qeverisë ‘Rama 3’/  PD: Qeveria e korruptuar e

TIRANË– Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka reaguar pas betimit të qeverisë “Rama 3”. Ajo thotë se partia thekson se qeveria po përdor kodin e etikës së vitit 2013 për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve.

REAGIMI:

Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve. Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëhere edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve.

Sot u betua qeveria e re në presidencë. Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat e tij shkuan paraditen e sotme tek presidenti Ilir Metea ku morën zyrtarisht detyrën. Pas betimit, kabineti qeveritar Rama 3 u mblodh për herë të parë, ku kryeministri dha edhe porositë e fundit. Rama kërkoi të mos abuzohet me detyrën si dhe të ketë një mirëkuptim mes qeverisë dhe opozitës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mbledhja e qeverise 18 shtator 2021 mbledhja e qeverise 18 shtator 2021

Sondazh

Poll