Sport

Raiola: “Romagnoli-De Ligt, mund të bëjnë një çift te Juventus

18 Shtator 2021, 09:15 Nga DOSJA

ITALI – Në një intervistë për RAI, agjenti Mino Raiola ka folur gjithashtu edhe për dy mbrojtësit që menaxhohen prej tij, si Matthijs De Ligt dhe Alessio Romagnoli, duke hartuar një ndërthurje të mundshme gjatë tregut të ardhshëm të futbollit:

“Ata janë ndër më të fortë në Evropë, – deklaroi ai. – De Ligt ka një kontratë, ndërsa Romagnolit kontrata i skadon në vitin 2022 dhe unë mendoj, se ata mund të luajnë së bashku me Juventusin vitin e ardhshëm. Por duhet të jemi të kujdesshëm sepse De Ligt mund të largohet nga bardhezinjtë. Nuk mungon interesimi për të.”

Në vend të kësaj prognoze, e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është e ndryshme: “Ne mendojmë nga viti në vit për këtë, si një kontratë që skadon çdo 12 muaj. Sigurisht që kur Ibra të mos ndihet më si numri një, ai do të ndalet dhe do të bëhet menaxher”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alessio romagnoli. matthijs de ligt mino raiola zlatan ibrahimovic alessio romagnoli. matthijs de ligt mino raiola zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll