Sport

Chiesa është gati, Bernardeschi ende në dyshim për sfidën ndaj Milanit

18 Shtator 2021, 08:40 Nga DOSJA
Chiesa është gati, Bernardeschi ende në dyshim për

ITALI – Anësori bardhezi Federico Chiesa, i cili kishte humbur ndeshjet me Napolin dhe Malmon për shkak të një dëmtim artikulues të pësuar në ekipin kombëtar, është shëruar përfundimisht.

Në stërvitjen e të mëngjesit, djemtë e Allegrit punuan në Continassa “në ushtrime si në repartee, ashtu edhe kolektivisht”, sipas një raporti në faqen e internetit të klubit. Me kapacitet të plotë është stërvitur që dje edhe Chiesa, i cili do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Milanit të dielën në mbrëmje.

Një vendim pritet për Federico Bernardeschi, i cili ishte stërvitur me një fashë të dukshme në gju dhe nuk është aktivizuar në ndeshjen në grup. Për të, sesioni stërvitor i mëngjesit nesër, do të jetë vendimtar, para konferencës për shtyp të Massimiliano Allegri, e caktuar në 13.30.

Sa i përket formacionit anti Milan, Chiellini-De Ligt janë në balotazh për në mbrojtje, ndërsa Rabiot duhet të preferohet nga Chiesa i rikthyer. I konfirmuar në sulm është çifti Dybala-Morata.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport continassa djemtë e allegrit federico bernardeschi federico chiesa massimiliano allegri continassa djemtë e allegrit federico bernardeschi federico chiesa massimiliano allegri

Sondazh

Poll