Sport

Vendimin e jep Antonella! Zbulohet vila ku do të qëndrojë Messi, dikur i përkiste mbretit Louis XIV

17 Shtator 2021, 19:19 Nga DOSJA
Vendimin e jep Antonella! Zbulohet vila ku do të qëndrojë Messi,

PARIS-Leo Messi ka qenë në Paris që nga gushti, por ende nuk ka gjetur shtëpi. Ndër angazhimet e shumta, kampioni argjentinas dhe familja e tij po vazhdojnë të qëndrojnë në Royal Monceau, një hotel me pesë yje në qendër të kryeqytetit francez.Megjithatë për Messin ka ardhur koha për të gjetur një shtëpi dhe strehëza e re është Palais Rose që i përkiste mbretit Louis XIV.

Palais Rose, vila me vlerë gati 50 milionë për Messin

Sipas raporteve nga Sun, Antonella Roccuzzo është dashuruar pas vilës.Palais Rose, një pronë gjigante 2,000 metra katrorë e ndërtuar në 1899 dhe e vlerësuar 48 milionë euro nga Sotheby’s. Vila ka 30 dhoma, por edhe një pishinë luksoze, një palestër dhe një kinema private.Për të mos përmendur se është vetëm 15 minuta larg nga qendra stërvitore e PSG.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport messi psg messi psg

Sondazh

Poll