Sport

Bilanci i Juventusit”qan” për sezonin 2020/21, drejtuesit vendosin “duart në kokë” nga humbjet

17 Shtator 2021, 13:09 Nga DOSJA
Bilanci i Juventusit”qan” për sezonin 2020/21, drejtuesit

TORINO-Juventus mbylli llogaritë financiare 2020/21 me një humbje prej 209.9 milionë euro, krahasuar me 89.7 milion një vit më parë, për shkak të të ardhurave më të ulëta lidhur me efektet e pandemisë ashtu edhe nga mos shitja e disa lojtarëve. Në deklaratën zyrtare të klubit bardhezi thuhet: ” Pritet një humbje e konsiderueshme edhe në vitin 2021/2022 lidhur me efektet e pandemisë.”

Sa i përket fushatës së transferimeve (po flasim për atë shtator-tetor 2020 dhe janar-shkurt 2021), ka blerje dhe rritje prej 121.6 milion euro ndërsa fitimet kapitale të krijuara nga shitjet arrijnë në 30.5 milionë.

Të dhënat për fushatën e blerjeve që sapo ka përfunduar tregojnë për 67.8 milionë janë shpenzuar për lojtarët që janë blerë dhe 31.2 milionë për shitjet.Shifrat u miratuan sot nga Bordi i Drejtorëve dhe mbledhja e aksionarëve u thirr gjithashtu për 29 Tetor.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus juventus

Sondazh

Poll