Sport

Guardiola polemika me tifozët e tij: “Nuk kërkoj ju kërkoj falje”

17 Shtator 2021, 12:38 Nga DOSJA
Guardiola polemika me tifozët e tij: “Nuk kërkoj ju kërkoj

ANGLI – Kritikat e trajnerit të Manchester City për mungesën e tifozëve, kanë patur një reagim të ashpër ndaj trajnerit duke ju drejtuar “që të merret më tepër me ekipin.”

Ndërkohë Pep Guardiola në deklaratën e tij dy ditë më parë tha: “Shpresoj të kemi më shumë tifozë në stadium të dielën.”

Ndërkohë trajnerit spanjoll i është dashur sot të dalë për të sqaruar gjithçka në një konferencë për mediat. “Unë nuk do të kërkoj falje për të thënë që njerëzit shkojnë në stadium. Asnjëherë nuk thashë se më shqetësoi fakti që stadiumi nuk ishte i mbushur.” 

Më pas trajneri i Cityt shton: “Unë nuk dua të jem Liverpool, United, Real Madrid apo Barça. Ne jemi ata që jemi dhe duhet të jemi krenarë.”
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll