Sport

Futbolli shqiptar, një minut heshtje në nderim të Ylli Mihalit

17 Shtator 2021, 10:42 Nga DOSJA
Futbolli shqiptar, një minut heshtje në nderim të Ylli Mihalit

TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që në ndeshjet e kampionatit të kësaj jave të mbahet një minutë heshtje në nderim të mjekut fizioterapist të Kombëtares, Ylli Mihali, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Ylli Mihali u nda nga jeta të hënën e kaluar pas një beteje të gjatë me Covid-19 në moshën 55-vjeçare. Ai u emërua fizioterapist i ekipit Kombëtar të Shqipërisë në vitin 1994 dhe për 27 vjet në këtë pozicion ai shndërrohet në një simbol të Kombëtares.

Në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e tij, Federata Shqiptare e Futbollit mori vendimin që të mbahet një minutë heshtje para fillimit të çdo ndeshjeje të kësaj jave, duke filluar që sot në ndeshjen e “Abissnet Superiore”, Dinamo-Laçi e për të vazhduar në të gjithë sfidat e kategorive të tjera që e kanë nisur sezonin.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport abissnet superiore dinamo-laçi federata shqiptare e futbollit ylli mihali abissnet superiore dinamo-laçi federata shqiptare e futbollit ylli mihali

Sondazh

Poll