Sport

Mesfushori spanjoll: “Kur dëgjon për Shqipërinë frikësohesh, po jo. Eshtë një vend i qetë dhe unë jam shumë i lumtur

17 Shtator 2021, 11:09 Nga DOSJA

TIRANE – Mesfushori që dikur ka edhe pjesë e Sevilles është bashkuar në merakton e verës me skuadrën verilindore. Ai ka dhënë një intervistë për “RTSH Sport”, ku tregon më tepër mbi eksperiencën e tij të re në kampionatin shqiptar.

Futbollisti spanjoll futbollin shqiptar e cilëson si fizik dhe mbrojtës. Torres në fund flet edhe për jetesën në Shqipëri. Ai shprehet se përshtypja që të huajt kanë për vendin tonë nuk është aspak pozitive, por të jetuarit në Shqipëri e ka bërë atë të ndryshojë mendim.

“Është një eksperiencë e re, një sfidë e re, sepse kur ndryshon vend është përherë e vështirë të përshtatesh sa më shpejt që të jetë e mundur edhe pse unë jam mësuar tashmë me këtë rutinë. Besoj se ky është një avantazh që unë kam në këtë rast.

Për mua ky është një stil që më shkon shumë përshtat. Longo është trajneri im, ka qenë i tillë edhe për një vit e gjysmë në Greqi apo Rumani dhe e njoh mjaft mirë. E di shumë mirë se çfarë kërkon ai. Unë besoj se stili që ai propozon është  i aplikueshëm në çdo vend. Le të marrim shembull Italinë, ku është luajtur përherë në stilin ‘katenaccio’ dhe tani luajnë një futboll më interesant, me shumë pasime dhe të shpejtë. Ne duhet të përshtatemi të gjithë me idetë e tij dhe ajo që është më e rëndësishme, të stërvitemi shumë çdo ditë.

Për mua fizikisht, apo teknikisht, nuk ekzistojnë si koncepte. Për mua fjalë fizik është të ruash të njëjtin ritëm të lartë gjatë gjithë ndeshjes. Një gjë të tillë nuk arrita ta bëja ndaj Egnatias, sepse pas 20 minutave ishim shumë më mirë se ekipi kundërshtar.

Çdo vend ka stilin dhe filozofinë e vet të lojës. Ju këtu në Shqipëri keni më shumë lojë fizike, mbrojtëse, ndërsa në Greqi ka më shumë taktikë. Në këtë aspekt, është ndryshe kudo që shkon. Ne në Spanjë e kemi të rrënjosur stilin tonë dhe nuk mund ta ndryshojmë lehtësisht, nuk negociojmë me këtë gjë, as kur fitojmë por as kur humbasim”.

Objektivat? “Nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, sepse unë kam një mendim që një njeri edhe në jetë, nuk mund të thotë ku do të jetë pas disa muajve. Edhe ju sot punoni në television, ndërsa nesër mund ta shikoni veten në gazetë, prandaj për mua sot momenti më i rëndësishëm është stërvitja dhe më pas stëvitja e nesërme e kështu me radhë. Mund të kemi javë pozitive e negative, por fundin e sezonit nuk e di askush. Punojmë që të jemi një ekip i mirë dhe punojmë të përmirësohemi sa më shumë në mënyrë, që të jemi një ekip më i mirë. Duhet të mendojmë si të fitojmë me Kastriotin dhe ky është mendimi jonë kryesor për momentin”.

Jeta në Shqipëri? “Jam i surprizuar në aspektin pozitiv. Kur dëgjon fjalën Shqipëri, ndoshta fillimisht je pak i frikësuar, por jo, unë kam një muaj e gjysmë këtu dhe të gjithë janë miqësorë. Ky është një vend i qetë dhe unë jam shumë i lumtur. Prova e vërtetë për këtë është se këtu ka mbërritur edhe bashkëshortja ime me njerëzit e saj dhe ata ndihen mirë gjithashtu. Nuk mund ta krahasoj Shqipërinë me një vend të veçantë ku kam luajtur, por mund të them se ka nga pak nga të gjitha ato vende si Greqia, Spanja apo Rumania”,- ka deklaruar Pablo de Luca Torres.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport greqi apo rumani longo është trajneri im në spanjë pablo de lucas torres rtsh sport” sevilles greqi apo rumani longo është trajneri im në spanjë pablo de lucas torres rtsh sport” sevilles

Sondazh

Poll