Sport

Sarina Wiegman kërkon goleadë ndaj bën Maqedonisë së Veriut…

17 Shtator 2021, 10:32 Nga DOSJA

ANGLI – Sarina Wiegman, si trajnere e ‘Luaneshave”, dëshiron një fitore të madhe të skuadrës së saj kundër Maqedonisë së Veriut, sonte në mbrëmje. Kombëtarja e Anglisë për femra e fillon fushatën e saj kualifikuese për Kupën e Botës në St Mary’s kundër një skuadre që humbi 7-0 dhe 11-0 nga Franca vitin e kaluar.

“Ne duam një fitore të madhe, duke shënuar shumë gola dhe duke mos pësuar asnjë,”- ka deklaruar ajo. “Ne duam të tregohemi mirë dhe t’i bëjmë tifozët anglezë krenare për ne.”

Ndeshja e së premtes mbrëma është ndeshja e parë që lojtaret angleze do të bëjnë nën drejtimin e trajneres së re holandeze Wiegman. “Ka pasur një etikë të madhe pune, por ato po punojnë aq shumë ndonjëherë, sa që ne duhet t’u kërkojmë atyre të ngadalësojnë. Jam vërtet e impresionuar,”– është shprehur ajo para ndeshjes

Anglia do të organizojë një turne në shkurt përpara Kampionatit Evropian të vitit të ardhshëm. Gjermania dhe Spanja mendohet të marrin pjesë me një ekip të katërt, ende për t’u konfirmuar.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kombëtarja e anglisë për femra maqedonisë së veriu sarina wiegman trajnere e ‘luaneshave” kombëtarja e anglisë për femra maqedonisë së veriu sarina wiegman trajnere e ‘luaneshave”

Sondazh

Poll