Politike

RD “gjen gjuhën” përkohësisht me Baton Haxhiun: Berisha bëri miting kundër SHBA… (PSE U FSHI ARTIKULLI?)

17 Shtator 2021, 08:59 Nga DOSJA
RD “gjen gjuhën” përkohësisht me Baton Haxhiun:

TIRANË– Dje pasdite, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti një takim me mbështetësit e PD-së kundër kryetarit Lulzim Basha. Takimi i Berishës ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të ditës, e cila u komentua gjatë edhe në media. Një ndër personazhet publike që gjithashtu dha mendimin e tij për Berishën ishte dhe Baton Haxhiu. Haxhiu dhe Berisha njihen për përplasjen e tyre të hershme dhe qëndrimet e kundërta, ku në jo pak raste ish-kryeministri i referohet si “argati i Beogradit” në Shqipëri.

I ftuar dje mbrëma në “Opinion”, Haxhiu tha se takimi i Berishës me mbështetësit e tij nuk lidhej me forcimin e PD por me një sulm kundër SHBA-ve.  “Sot Berisha nuk ka mbajt tubim për të forcuar PD, por ka mbajt tubim kundër SHBA. Tubimi sot tregon se qasja e tij nuk ka të bëjë me PD, ka të bëjë për të krijuar një pozicion karshi qëndrimit të SHBA. Nuk  kam prit që Berisha të ikte nga politika duke e varrosur karrierën e tij”, tha Haxhiu.

I pyetur nëse Berisha duhej të thirrej nga partia dhe Basha të kërkonte shkarkimin e tij në votim, Haxhiu tha: “I vetmi model që është krijuar në PD dhe këtë model e ka kriju ky njeri, edhe pse ka qenë karizmatik, ai e ka pësuar ashtu siç ja ka bërë gjithë të tjerëve. E vetmja mënyrë për ta larguar atë ka qenë kjo. Ik se s’po kupton kur është mjaft”.

Kjo është hera e dytë që “RD” fshin një artikull lidhur me Berishën, pasi herën e parë u publikua intervista e “News 24” ku Jonila Godole shprehu mendimin e saj se në rast se PD duhet të ecë përpara, duhet të shkëputet nga Berisha, pas tensionimit të marrëdhënieve me SHBA. Deklarata gjeti vend në gazetën zyrtare të PD, Rilindja Demokratike. RD botoi deklaratën e Godoles dhe më pas kryeredaktori i gazetës, Bledi Kasmi deklaroi se “Berisha është burrë shteti, por fjala e lirë nuk censurohet”. Por shkrimi u fshi dhe tashmë është hera e dytë që ndodh. Çfarë po ndodh me grupet brenda Partisë Demokratike? 

(f.g;k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes baton haxhia sali berisha aksioni i berishes baton haxhia sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 17 Shtator 2021, 08:47

KORÇË– Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të mos e komentojë betejën e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha brenda Partisë Demokratike. Në fjalë...