Politike

A do jepni dorëheqjen? Meta: Nuk jemi këtu për të interpretuar çfarë kam thënë unë. Takim me Ramën, presidenti: Jam i

17 Shtator 2021, 08:43 Nga DOSJA
A do jepni dorëheqjen? Meta: Nuk jemi këtu për të

TIRANË-Presidenti Meta pas aktivitetit që zhvilloi në Korçë doli në një prononcim për mediat. Ai u pyet nëse do të japë dorëheqjen tashmë që fitoi Rama zgjedhjet. Presidenti u shpreh se nuk ndodhet aty për të interpretuar çdo gjë që ai ka thënë. Teksa u pyet nëse do takohet me Ramën, Meta shtoi se është i hapur për të përmbushur detyrimet kushtetuese.


Pyetja:Keni thënë se nëse fiton Rama do jepni dorëheqjen, do e bëni?

Meta: Nuk jemi për të interpretuar dhe për të nxjerë jashtë kontekstit çfarë kam thënë unë. Kam kërkesa për të dalë në studio, por e kam gjykuar të panevojshme. Unë besoj që i gjithë protagonizimi im jo i zakonshëm, nuk ka qenë i kërkuar nga Ilir Meta. Por i imponuar në mbrojtje të demokracisë dhe kushtetutës në kushtet e braktisjes të të gjithë insitutucioneve. Por edhe për përpjekjet e pandalshme për të kapur çdo institucion për të kapur edhe Presidentin dhe për të krijuar një situatë të pashpresë për demokracinë dhe ndryshimin .

Pyetja: A do takoni Ramën?

Meta: Jemi të hapur për të përmbushur detyrimet kushtetuese, sepse parlamenti i ri ka nisur punë. Urojmë të jetë funksional.

LAJMI KRYESOR: Nesër Rama betohet në Presidencë, Meta: Më detyron Kushtetuta. Aksioni i Berishës? Me vitet që kalojnë bëhet më shumë tërheqës

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta ne korce ilir meta ilir meta ne korce

Sondazh

Poll