Politike

‘Pika e dobët’ u përjashtua nga grupi i PD, Meta flet për herë të PARË për Berishën: Demokracia është në gjendje

17 Shtator 2021, 08:40 Nga DOSJA
‘Pika e dobët’ u përjashtua nga grupi i PD, Meta flet

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur për herë të parë për përjashtimin e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga grupi parlamentar. Në një prononcim për mediat në Korçë, Meta tha se demokracia në vend është në një moment të vështirë, por është shumë herë më mirë se para zgjedhjeve të 25 prillit.


PJESË NGA BISEDA:

Koment për përjashtimin e Berishës?

Meta: Meqenëse përmendët doktorin do të lutesha që të mos rrini kaq pranë me njëri-tjetrin. Jini të kujdesshëm në këtë situatë pandemie. Ka një tendencë përkeqësimi. Është çështje madhore. Sa i përket demokracisë në vendin tonë, edhe ajo është në gjendje problematike. Nuk është siç do të donin shumë përfshirë edhe mua pas 25 prillit. Po është më mirë në kushtet e mungesës së parlamentit funksional, në kushtet e zero opozitës. Aktualisht pas 25 prillit, janë mundësitë për rivendosjen e demokracisë funksionale. Është qëllimi ynë kryesor. Dhe duhet të jetë i të gjithë qytetarëve që demokracia të funksionojë.

LAJMI KRYESOR: Nesër Rama betohet në Presidencë, Meta: Më detyron Kushtetuta. Aksioni i Berishës? Me vitet që kalojnë bëhet më shumë tërheqës

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta ne korce ilir meta ilir meta ne korce

Sondazh

Poll