Sport

VIDEO / Solidaritet portierësh, Muslera në mbrojtje Strakoshës: “Janë gjëra që ndodhin, gabimi ynë nuk falet!”

17 Shtator 2021, 04:47 Nga DOSJA

TURQI – Thomas Strakosha, gardiani i Lazios, gabimisht e futi topin në rrjetën e tij në takimin e Stambollit, duke i dhuruar Galatasarayt golin e fitores 1-0 dhe tri pikët e para në ndeshjet e grupit “E” në Europa League.

Ishte një gabim rëndë, i cili padyshim që do të linte gjurmë edhe te Strakosha, që do ta linte fushën i shkatërruar psikologjikisht. Por pas ndeshjes, në mbrojtje të tij ka dalë homologu i skuadrës turke, Fernando Muslera.

“Të kthejmë kokën pak mbrapa, disa ndeshje më pare edhe unë kam bërë një gabim të tillë. Gjëra të tilla mund të ndodhin gjithmonë,- tha Muslera. – Unë kam diçka për të thënë, portierët janë vetëm në fushë. Do të ketë gabime si ai i Strakoshës sot. Kjo është çudia e punës së portierit. Gabimi ynë nuk falet.

Kjo është gjithashtu pjesë e punës sonë, por ne duhet të vazhdojmë pa u demoralizuar, nuk duhet të heqësh dorë”,- ka thënë Fernando Muslera, kapiteni i Galatasarayt, i cili ka dale në mbështetje të portierit shqiptar.

Gjithsesi, gafa e Strakoshës është bërë virale në rrjetet sociale, duke e rënduar edhe më tepër gjendjen e portierit shqiptar, i cili natyrshëm ndihej shumë keq me gabimin e bërë, që i kushtoi skuadrës së tij me humbje 1-0 në Stamboll.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fernando muslera gardiani i lazios thomas strakosha fernando muslera gardiani i lazios thomas strakosha

Sondazh

Poll