Sport

Manchester United shënjestron dy emra për pankinën, humbja ndaj Young Boys kushton shtrenjtë

16 Shtator 2021, 18:08 Nga DOSJA
Manchester United shënjestron dy emra për pankinën, humbja ndaj

ANGLI– Humbja ndaj Young Boys në ndeshjen e parë të Champions League peshon shumë te skuadra e Manchester United. Një disfatë e tillë mund t’i kushtojë pankinën trajnerit Ole Gunnar Solskjaer. Sipas shtypit anglez, tekniku rrezikon të shkarkohet, nëse nuk vjen kthesa në kampionat dhe në ndeshjet e ardhshme të Championsit.

Sipas Daily Express, janë dy kandidatë që United do të vlerësonte për të zëvendësuar norvegjezin, Antonio Conte dhe Zinedine Zidane. Trajneri francez është në pole position, duke pasur parasysh marrëdhënien që ka me Ronaldon dhe Varane, me të cilët ai ka punuar te Real Madrid. Nuk mund të anashkalohet Conte, por që ka kundër karakterin e tij të ashpër, që lojtarë luksi si ata të Manchester mund të mos e preferojnë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester united solskjaer manchester united solskjaer

Sondazh

Poll