Sport

EUROPA LEAGUE/ Osimhen kthehet në lider, tërheq i vetëm Napolin ndaj Leicester, Januzaj gjen golin me Real Sociedad

16 Shtator 2021, 21:19 Nga DOSJA

EUROPË– Ditën e sotme ka përfunduar raundi i parë i Europa League. Një mbrëmje mes shumë emocioneve dhe spektaklit. Ndeshja që spikati më tepër ishte ajo e Grupit C mes Leicester dhe Napolit. “Dhelprat” vinin në këtë përballje si favoritë dhe ashtu e nisën ndeshjen. Perez në minutën e 9′ do të kalonte në avantazh Leicesterin, ndërsa Barnes do të dyfishonte shifrat në minutën e 64′. Në një moment ndeshja u duk e përfunduar, por Napoli tregoi karakter duke barazuar takimin me sulmuesin Osimhen.

Nigeriani do të shënonte golin e parë në minutën e 69′, ndërsa barazimi do të vinte në të 87′-tën. Një barazim që i bën punë skuadrës italiane në një transfertë vërtetë të vështirë. Në Grupin B,takim interesant ishte edhe ajo mes PSV-së dhe Real Sociedad. Në Holandë do të ishin vendasit që do të kalonin të parët në avantazh me anë të Gotzes në minutën e 32′,megjithatë spanjollët do shënonin dy herë, fillimisht me Januzaj në minutën e 34′, ndërsa Isak në të 39-tën’. Në pjesën e dytë Gakpo do të barazonte shifrat. Ndërkohë këto janë rezultatet e takimeve të tjera.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport europa league leicester napoli osimhen europa league leicester napoli osimhen

Sondazh

Poll