Sport

Barcelona/ E ardhmja e Koeman në fije të perit, tre ndeshje për të shpëtuar stolin

16 Shtator 2021, 18:34 Nga DOSJA
Barcelona/ E ardhmja e Koeman në fije të perit, tre ndeshje për

SPANJË-Humbja e shëmtuar e Barcelonës, pa as edhe një goditje në portë, kundër Bayern Munich në Champions League vë në pikëpyetje pozicionin e Ronald Koeman. Pas ndeshjes, presidenti Laporta u mbyll në një dhomë me zv.presidentin Yuste dhe menaxherin e klubit Alemany për një mini-takim që zgjati deri në orën 2 të mëngjesit. Sipas gazetës katalanase “Sport”, holandezi ka tre ndeshje (Granada, Cadiz dhe Levante) për të shmangur shkarkimin si trajner.

Arsyetimet sigurisht që nuk i mungojnë trajnerit holandez, i cili pa Messin dhe Griezmann të largoheshin, dhe i cili as nuk mund të llogarisë në lojtarë që janë dëmtuar si Ansu Fati, Aguero, Dembélé dhe së fundi Braithëaite, të gjithë sulmues. Laporta është i zemëruar me trajnerin, por ai nuk dëshiron të marrë vendime të nxituara.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona koeman barcelona koeman

Sondazh

Poll