Sport

Kualifikueset e Kupës së Botës/ Shqipëria dhe Kosova ndajnë nga një pikë në ndeshjen hapëse

16 Shtator 2021, 19:51 Nga DOSJA
Kualifikueset e Kupës së Botës/ Shqipëria dhe Kosova

ELBASAN– Në Grupin F për kualifikueset e Kupës së Botës, Australi 2023, Shqipëria e femrave e nis ndeshjen hapëse me një barazim. Në “Elbasan Arena” vajzat kuqezi u përballën me Kosovën me 90 minutëshin që përfundoi me shifrat 1-1. Në minutën e 43′ Megi Doci do të shënonte për Shqipërinë golin e avantazhit.

Sulmuesja e Vllaznisë u tregua e saktë nga penalltia duke i dhënë avantazhin përfaqësueses kuqezi. Me rifillimin e së dytës, trajnerja e Kosovës, Afërdita Fazlija bëri disa ndryshime në formacion që rezultuan të suksesshme. Barazimi i ndeshje do të vinte në minutën e 72′ kur Valentina Limani barazoi shifrat pas një topi të marrë nga Memeti.

Më datë 21 shtator, Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Belgjikës, ndërsa Kosova pret Norvegjinë që fitoi ndeshjen e parë ndaj Armenisë me shifrat 10-0.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kosova shqiperia kosova shqiperia

Sondazh

Poll