Sport

Ngjarje e trishtë/ Shënoi golin e parë në Champions, babai i mbrojtësit të Man.City-t ndërroi jetë disa minuta pasi real

16 Shtator 2021, 16:55 Nga DOSJA
Ngjarje e trishtë/ Shënoi golin e parë në Champions, babai i

ANGLI-Ndeshja kundër Leipzig është një ndeshje që Nathan Ake nuk do ta harrojë kurrë, për mirë apo për keq. Mbrojtësi i Manchester City shënoi golin e tij të parë në Champions League, duke i sjellë gëzimin e fundit babait të tij, i cili ndërroi jetë në të njëjtën natë.

Lajmi u dha nga futbollisti i cili shkroi një letër të gjatë në rrjetet sociale për të treguar mbrëmjen e tij të çuditshme: një përzierje gëzimi që shpejt u shndërrua në dhimbje për humbjen e babait të tij Moise.

Postimi i Ake: “Babi do të jesh gjithmonë në zemrën time”

“Javët e fundit kanë qenë më të vështirat në jetën time, babai im ishte shumë i sëmurë dhe nuk kishte më trajtim të mundshëm”. Isha me fat që kisha shumë mbështetje nga e fejuara, familja dhe miqtë, kështu fillon historia e mbrojtësit. “Dje pas një periudhe të vështirë shënova golin tim të parë në Champions League, dhe vetëm pak minuta më vonë ai vdiq në mënyrë paqësore në krahët e nënës dhe vëllait tim.

Unë e di që ti je gjithmonë me mua, do të jesh gjithmonë në zemrën time dhe kjo ishte për ty babi “. Lajmi i trishtuar ka prekur shumë lojtarë, përfshirë De Ligt dhe Mertens, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre. Ndër komentet e shumta, ekziston edhe ai i shokut të skuadrës, Jack Grealish, i cili shkroi: “Ai do të ishte aq krenar, vëlla”.

 

 

 

A post shared by Nathan Aké (@nathanake)

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league manchester city nathan ake champions league manchester city nathan ake

Sondazh

Poll