Sport

EUROPA LEAGUE/ Gafa e Strakoshës “djeg” Lazion, Uzuni nuk lë dot shenjën e tij përballë Leverkusen, ja rezultat

16 Shtator 2021, 19:12 Nga DOSJA
EUROPA LEAGUE/ Gafa e Strakoshës “djeg” Lazion, Uzuni nuk

EUROPË– Kanë përfunduar takimet e orës 18:45 në Europa League. Shumë skuadra u përballën ku ajo që ra në sy ishte takimi mes Galatasaray-t dhe Lazios, përballje e vlefshme për Grupin E. Takimi zhvilluar në Stamboll përfundoi 1-0 për vendasit dhe do ishte pikërisht Thomas Strakosha që do ti jepte tre pikë skuadrës turke.

Në minutën e 67′ në tentativë për të larguar një top mbi traversën e portës, shqiptari nuk llogariti mirë pozicionin dhe e dërgoi sferën në rrjetën e portës së tij.Nuk pati fitues në sfidën tjetër të këtij grupi, atë mes Lokomotivës së Moskës dhe Marseille përfunduar me shifrat 1-1.

Në grupin G, Bayer Leverkusen fitoi 2-1 ndaj Ferencvaros. Myrto Uzuni e nisi takimin nga stoli duke hyrë në minutën e 66′ por pa mundur të ndryshojë fatet e ndeshjes. Sfida tjetër e këtij grupi ishte ajo mes Betis dhe Celtic, që prodhoi plot 7 gola, por do të ishin spanjollët që do të triumfonin 4-3. Ja rezultatet e takimeve të tjera.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport europa league lazio strakosha europa league lazio strakosha

Sondazh

Poll