Sport

Qendra stërvitore e Atletico Madrid kthehet në “vullkan”, tifozët shpërthejnë ndaj lojtarit: “Duhet të k

16 Shtator 2021, 17:24 Nga DOSJA
Qendra stërvitore e Atletico Madrid kthehet në “vullkan”,

SPANJË-Rikthimi i Antoine Griezmann te Atletico Madrid nuk i bëri të gjithë të lumtur, përkundrazi, tifozët e klubit spanjoll vazhdojnë ta konsiderojnë tradhtar pas transferimit te Barcelona. Në ndeshjen e djeshme atë ndaj Portos, pati fërshëllima në drejtim të lojtarit.

Por ditën e sotme në hyrjen e qendrës stërvitore disa tifozë filluan të ofendonin Griezman, ndërsa kamera e programit sportiv, “El Golazo de Gol” fokusoi një moment kur në hyrje Joao Felix u ndal për disa autografe dhe disa selfie, ndërsa një tifoz pati një kërkesë të veçantë.

“Dëmtoje Griezman Joao, mos harro”! Një kërkesë që zemëroi sulmuesin i cili i doli në mbrojtje shokut të skuadrës: “Duhet të kesh më shumë respekt për Griezmann”, ishte fjala e lojtarit portugez.

 

? IMAGEN #GOLAZO ?

?? Encontronazo de @joaofelix70 con un aficionado del @Atleti que estaba hablando mal de @AntoGriezmann pic.twitter.com/W07mwhiKiH

— El Golazo de Gol (@ElGolazoDeGol) September 16, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport antoine griezmann atletico madrid joao felix antoine griezmann atletico madrid joao felix

Sondazh

Poll