Sport

EUROPA LEAGUE/ Publikohen formacionet zyrtare! Strakosha rikthehet pas shumë kohësh si titullar, Uzuni e nis nga stoli

16 Shtator 2021, 16:32 Nga DOSJA

EUROPË-Do të startojnë në orën 18:45, tetë sfidat e vlefshme për grupet e Europa League. Në fushë do të zbresin emra të rëndësishëm në futbollin europian, teksa do të kërkojnë ta nisin këtë sezon të ri me rezultate pozitive. Të gjitha skuadrat kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, që do të zbresin në fushë, teksa bie në sy prezenca e lartë e futbollistëve shqiptarë, që e nisin nga minuta e parë.

Pas shumë kohësh Strakosha rikthehet si titullar në ndeshjen që Lazio do të zhvillojë ndaj Galatasaray-t në Turqi. Nga ana tjetër duket se Hysaj duket i paprekshëm në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ndërkohë skuadra e Ferencvaros do të luajë në transfertë ndaj Bayer Leverkusen dhe Myrto Uzuni nuk është preferuar titullar në këtë përballje europiane.Ndërkohë që takimet e tjera janë këto.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport europa league lazio strakosha uzuni europa league lazio strakosha uzuni

Sondazh

Poll