Sport

Juve-Milan/ Chiesa dhe Bernardeschi gati për ndeshjen e madhe, Ibrahimovic në dyshim

16 Shtator 2021, 16:18 Nga DOSJA
Juve-Milan/ Chiesa dhe Bernardeschi gati për ndeshjen e madhe, Ibrahimovic

ITALI-Pas ndeshjeve të para në Champions League, Juve dhe Milan po përgatiten të përballen me njëri-tjetrin në ndeshjen e madhe të javës së katërt të Serie A. Një ndeshje e rëndësishme për klasifikimin.

Me një fitore, kuqezinjtë në fakt do të vazhdonin rrugën e tyre të qartë, duke i dërguar bardhezinjtë në -11 nga kreu. Skenari që Allegri shpreson të shmangë falë rikthimeve të Chiesas dhe Bernardeschit. Sa i përket Ibrës, megjithatë, ka ende dyshime nëse do të jetë gati për transfertën torineze.

Siç raportohet nga PianetaMilan.it, Tiemouè Bakayoko ka pësuar një dëmtim në pulpën e majtë në ndeshjen e fundit kundër Lazios. Mendohet se mesfushori francez mund të rikthehet në ndeshjen e 3 tetorit kundër Atalantës në Bergamo.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus milan juventus milan

Sondazh

Poll