Bota

Kandidatët për kryetar komunash duhet të lirojnë karrigen e deputetit, ende asnjë lëvizje në Kosovë

16 Shtator 2021, 19:38 Nga DOSJA
Kandidatët për kryetar komunash duhet të lirojnë karrigen e

KOSOVË – Asnjë nga deputetët aktualë të Kosovës, të cilët jane duke kandiduar për kryetarë komunash, nuk kanë hequr dorë nga karrigia e deputetit.

Partia Demokratike e Kosovës kishte tre kandidatë në këtë situatë, por pas tërheqjes së Uran Ismailit që e liroi pozitën e deputetit tani kanë mbetur vetëm dy prej tyre, Florentë Zejnullahu dhe Bedri Hamza.

Kurse Lëvizja Vetëvendosje është ajo që ka dhe numrin më të madh të deputetëve që kandidojnë për kryetar Komune, pra 5 deputetë  që janë Arben Vitia, Alban Hyseni, Mimoza Kusari-Lila, Salih Zyba dhe Adnan Rrustemi.

Partitë e tjera nuk kanë ministra apo deputetë që kanë kandiduar edhe për kryetar të ndonjë komune.

Emir Abrashi nga Demokracia Plus tregoi formën se si zëvendësohen deputetët apo ministrat që marrin pozitat e tjera.

“Procedura e zëvendësimit të atij kandidati bëhet nga kandidati i radhës i së njëjtës parti i cili nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për të hyrë në listën e deputetëve të asaj partie. Zëvendësimi bëhet nga lista e deputetëve të partisë që ka filluar zgjedhjet”, tha Abrashi për RTV Dukagjini.

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni asnje kandidat per kryetar komune nuk heq dore nga posti i deputetit asnje kandidat per kryetar komune nuk heq dore nga posti i deputetit

Sondazh

Poll