Bota

Kosova dhe Maqedonia e Veriut firmosin marrëveshjen për Diasporën, ministrja Gërvalla flet për bashkëpunim më të thellua

16 Shtator 2021, 16:46 Nga DOSJA
Kosova dhe Maqedonia e Veriut firmosin marrëveshjen për

KOSOVË – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe homologu i saj nga Maqedonia e Veriut Bujar Osmani kanë nënshkruar një marrëveshje për diasporën për të forcuar kështu edhe me tepër bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ministra Gërvalla ka theksuar domosdoshmërinë e institucionalizmit të marrëdhënieve me diasporën dhe se kjo marrëveshje jo vetëm do t thellojë raportet dypalëshe, por do të fokusohet gjithashtu në nevojat reale të diasporës së dy vendeve.

“Duke qenë se lidhjet tona dalin përtej sferës ekonomike, politike, akademike e diplomatike, marrëveshja në fushën e diasporës është vetëm një instrument përmes të cilit forcojmë marrëdhëniet e shkëlqyeshme të bashkatdhetarëve tanë”, ka thënë ajo.

Gjithashtu ministrja  shpreh se Kosova synonte intensifikimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve nëpërmjet bashkëpunimi reciprok ndërmjet institucioneve, organizmit të konferencave dhe akiviteteve të përbshkëta si dhe shkëmbimit të përvojave dhe programeve në fushën e diasporës.

Ne si qeveri jemi të përcaktuar për avancimin e diplomacisë ekonomike dhe diplomacisë publike. Arti,kultura dhe sporti janë instrument i diplomacisë kulturore dhe si të tilla janë vlera përmes të cilave zhvillohet diplomacia në përgjithësi dhe përmes të cilave duhet të synohet vazhdimi i miqësisë së thellë dhe të përhershme. Lidhja e marrëveshjes në fushën e diasporës do të jetë një angazhim serioz i përbashkët për krijimin e programeve të përbashkëta kulturore për diasporën, programe përmes të cilave do të zhvillojmë dhe forcojmë marrëdhëniet tona dypalëshe duke synuar që të kontribuojmë në objektivat gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit midis dy shteteve”,është shprehur ajo.

Gjithashtu, Gërvalla tha se Maqedonia e Veriut është një partner strategjik i Kosovës dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve reflekton një model bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësie të mirë.

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kosva dhe maqedonia e veriut firmosin marreveshjen per diasporen kosva dhe maqedonia e veriut firmosin marreveshjen per diasporen

Sondazh

Poll