Bota

Detaje nga takimi Kurti-Rhode, cfarë u diskutua mes Kryeministrit te Kosovës dhe Ambasadorit gjerman

16 Shtator 2021, 19:15 Nga DOSJA
Detaje nga takimi Kurti-Rhode, cfarë u diskutua mes Kryeministrit te

KOSOVË – Ditën e sotme Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Joern Rohd, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, kanë zhvilluar një takim ku fokusi ka qënë gatishmëria dhe interesimi për të avancuar edhe më tej bashkëpunimin për realizimin e qëllimeve të Përbashkëta të Ballkanit Perëndimor, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

U diskutuan aspekte si qëndrueshmëria e rajonit, siguria afatgjate, demokracia dhe zhvillimi socio-ekonomik. Ky takim me ambasadorin gjerman në Kosovë vjen si një vazhdim i atij në Tiranë me Kancelaren Angela Merkel në funksion të cështjeve bilateriale dhe regjionale.

Në takim u bisedua edhe për mbarëvajtjen e mbledhjes së sotme të përbashkët të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Kurti e vlerësoi vullnetin e shprehur nga kancelarja Merkel për të shtuar bashkëpunimin në rajon, gjithnjë në frymën e integrimeve në Bashkimin Evropian dhe tha se kjo frymë bashkëpunimi do i shoqërojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe fqinjëve të rajonit.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kurti takon ambasadori gjerman kurti takon ambasadori gjerman

Sondazh

Poll