Bota

“SHBA na shkatërroi marrëveshjen me Australinë, ishte një thikë pas shpine”, Franca reagon e zemëruar kundër aleatëv

16 Shtator 2021, 18:32 Nga DOSJA
“SHBA na shkatërroi marrëveshjen me Australinë, ishte

PARIS – Franca ka reaguar të enjten ndaj njoftimit të Presidentit Biden për firmosjen e një marrëveshje me Australinë lidhur me vendosjen e nëndetëseve me energji bërthamore atje, duke e quajtur këtë një vendim të njëanshëm, brutal dhe të paparashikueshëm që i ngjante ndryshimeve të nxituara dhe të papritura të politikës, të zakonshme gjatë administratës Trump.

Fjalët plot zemërim nga Jean-Yves Le Drian, ministër i jashtëm, në një intervistë për radio Franceinfo, pasuan një deklaratë zyrtare nga ai dhe Florence Parly, ministre e Forcave të Armatosura, duke e quajtur zgjedhjen amerikane për të përjashtuar një aleat dhe partner evropian siç është Franca një vendim për të ardhur keq sipas New York Times.

Shkalla e zemërimit francez të kujton përçarjen e rëndë në vitin 2003 midis Parisit dhe Uashingtonit mbi luftën në Irak dhe përfshiu një gjuhë që nuk ishte parë që atëherë.

“Kjo nuk bëhet midis aleatëve. Një thikë pas shpine. Australia nuk u konsultua me Francë në lidhje me marrëveshjen e re. Ne dëgjuam për të dje”, tha zoti Le Drian për vendimin australian për të prishur marrëveshjen“, tha z. Le Drian.

Indinjata e tij lidhej me faktin se Franca kishte marrëveshjen e saj me Australinë, të arritur në 2016, për t’i siguruar asaj nëndetëse konvencionale, më pak të sofistikuara teknologjikisht. Ajo marrëveshje prej 66 miliardë dollarësh tani është shembur, por një betejë e ashpër ligjore mbi kontratën duket e pashmangshme.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota franca akuzon shba se i prishi marreveshjen me australine franca akuzon shba se i prishi marreveshjen me australine

Sondazh

Poll