Bota

Një dozë e tretë vaksine? Po, por nuk është për të gjithë

16 Shtator 2021, 14:33 Nga DOSJA
Një dozë e tretë vaksine? Po, por nuk është për

SHBA – Të dy llojet e injeksioneve janë doza shtesë të vaksinave Pfizer dhe Moderna por ato kanë qëllime të ndryshme dhe janë të destinuara për grupe të ndryshme njerëzish.

Një përforcues imuniteti COVID është një dozë shtesë e një vaksine të dhënë pasi mbrojtja e ofruar nga injektimet fillestare ka filluar të ulet me kalimin e kohës. Përforcuesi është krijuar për të ndihmuar njerëzit të mbajnë nivelin e tyre të imunitetit për më gjatë.

Një dozë e tretë Pfizer ose Moderna është identike me dy dozat e para. Mund të ndihmojë në mbrojtjen e njerëzve me sistem imunitar të dobësuar të cilët nuk kishin një përgjigje mjaft të fortë ndaj dy dozave të para të njërës prej vaksinave. FDA ka autorizuar se ata që kanë komplikacione mjekësore që prekin sistemin imunitar të marrin një dozë të tretë të së njëjtës markë të vaksinës COVID-19 që  morën fillimisht.

Të dhënat kanë treguar se mbrojtja venitet pas 6-8 muajsh nga marrja e dozës së dytë. Efektshmëria e vaksinës u pa se binte 6% cdo dy muaj duke shkuar në 83,7% nga 96,2% nga sa ishte fillimisht.

Sidoqoftë, disa ekspertë nuk bien dakord, duke thënë se vendimi është i pa menduar mirë  dhe argumentojnë se rritja e shpërndarjes së vaksinave  do të sillte  më shumë rezultat në zvogëlimin e përhapjes së Covid dhe varianteve të reja të tij.

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll