Bota

Koreja e Veriut teston sistemin e ri të raketave, pretendon se u duhet për t’u vetëmbrojtur

16 Shtator 2021, 18:13 Nga DOSJA
Koreja e Veriut teston sistemin e ri të raketave, pretendon se u duhet

SEUL – Raketat e lëshuara nga Koreja e Veriut të mërkurën ishin një provë e një sistemi të ri raketash të implementuar në një hekurudhë, sistem ky i krijuar si një kundërsulm i mundshëm ndaj çdo force që kërcënon vendin.

Raketat fluturuan 800 km, 497 milje para se të godisnin një objektiv në det pranë bregut lindor të Koresë së Veriut.

Raketat e Koresë së Veriut erdhën në të njëjtën ditë që Koreja e Jugut testoi një raketë balistike të lëshuar nga nëndetëset (SLBM), duke u bërë vendi i parë pa armë bërthamore që zhvillon një sistem të tillë. Dy Koretë kanë qenë në një garë gjithnjë e më të nxehtë të armëve, me të dyja palët që zbuluan raketa më të afta dhe armë të tjera.

Testimet nga Koreja e Veriut ngritën një shqetësim ndërkombëtar, me Shtetet e Bashkuara që thanë se shkelën rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe përbënin një kërcënim për fqinjët e Phenianit. Testi i Koresë së Veriut u krye nga një sistem raketash i transportuar nga hekurudha që ishte nërtuar në fillim të këtij viti.

“Sistemi raketor i transportuar nga hekurudha shërben si një mjet kundërsulmi efikas, i aftë për t’i dhënë një goditje të ashpër  dhe të menjëhershme forcave kërcënuese“, tha Pak Jong Chon, një marshall i Koresë së Veriut i cili mbikëqyri testimin.

Fotografitë e publikuara nga mediat shtetërore treguan një raketë jeshile që ngrihej mbi një kolonë tymi dhe flakësh nga çatia e një treni të parkuar në binarët në një zonë malore. Koreja e Jugut kishte raportuar se raketat ishin lëshuar nga zona qendrore e brendshme e Yangdok.

“Raketat  hekurudhore janë një opsion relativisht i lirë dhe i besueshëm për vendet që kërkojnë të përmirësojnë nivelin e forcave të tyre bërthamore. Rusia e bëri këtë gjë kurse SHBA e konsideroisi një mundësi. Nuk është pas sens edhe për Korenë e Veriut”, tha Adam Mount, një anëtar në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë.

Megjithatë shumica e njerëzve janë skeptikë lidhur me sistemin e raketave të shfaqura nga Koreja e Veriut. Ata nuk mendojnë se hedhja e tyre lidhet me demonstrimin e teknologjisë sesa me një demonstrim të forcës shkatërruese të Koresë së Veriut.

(m.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota korea e veriut hedh dy raketa berthamore korea e veriut hedh dy raketa berthamore

Sondazh

Poll