Bota

Nisin hetimet nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me vdekjen e 23-vjeçares, 2 ditë më parë mori dozën e parë të vaksi

16 Shtator 2021, 14:42 Nga DOSJA
Nisin hetimet nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me vdekjen e

KOSOVË- Ditën e sotme u raportua se një 23-vjeçare nga fshati Zabel i Drenasit në Kosovë ka humbur jetën vetëm 48 orë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Sipas urgjencës së QKUK-së, e reja u nda nga jeta si pasojë e hemorragjisë intraabdominale (gjakderdhje në bark). Nga klinika sqaruan se pacientja është sjellë në klinikë, me humbje të vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik, me frymëmarrje të vështirësuar, ku më pas nuk ka arritur të mbijetonte.

Por në lidhje me rastin, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet për vdekjen e dyshimtë të 23-vjeçares, ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë Laureta Ulaj.

Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, mund t’ju njoftoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Krimeve të Rënda, është duke e trajtuar rastin në fjalë”, ka konfirmuar Ulaj.

Zarife Imeri, në rrjetet sociale kanë shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, teksa thonë se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora vdes 23-vjecarja ne kosove zarife imeri vdes 23-vjecarja ne kosove zarife imeri

Sondazh

Poll