Bota

Refuzuan të vaksinohen, Franca pezullon 3 mijë personel mjekësor, Ministri i Shëndetësisë: Janë të përkohshme

16 Shtator 2021, 15:36 Nga DOSJA
Refuzuan të vaksinohen, Franca pezullon 3 mijë personel mjekësor,

FRANCË- Franca ka pezulluar rreth 3 mijë punonjës shëndetësorë ditën e sotme, pasi këta të fundit kanë refuzuar të vaksinohen. The Guardian shkruan se të 3 mijë punonjësit e shëndetësisë nuk janë paguar, për shkak të refuzimit të vaksinës.

Ministri i shëndetësisë, Olivier Véran, tha se stafi ishte njoftuar me shkrim para afatit të vendosur nga qeveria për të marrë të paktën një dozë.

Véran gjithashtu u shpreh se disa dhjetëra personel shëndetësor preferuan të jepnin dorëheqjen në vend që të vaksinohen, por me rreth 2.7 milion punonjës shëndetësorë që ka Franca, kujdesi i vazhdueshëm shëndetësor është i siguruar.

Në korrik, presidenti, Emmanuel Macron , i tha stafit në spitale, shtëpive të pensionit dhe kujdesit, si dhe atyre në shërbimin e zjarrit që kishin deri më 15 shtator për t’u vaksinuar pjesërisht ose plotësisht. Aktualisht pak më pak se 47 milionë francezë të moshës 12 vjeç e lart janë vaksinuar plotësisht, që përfaqësojnë 81.4% të popullsisë.

“Një numër i madh i këtyre pezullimeve do të jenë të përkohshme. Ata përfshijnë kryesisht personel në shërbimin mbështetës, si ata që punojnë në lavanderi ose në përgatitjen e ushqimit. Shumë prej tyre kanë vendosur të vaksinohen,” tha Véran.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota franca pezullon 3 mije personel shendetesor franca pezullon 3 mije personel shendetesor

Sondazh

Poll