Bota

Përfundon takimi i dy qeverive, Kurti: Moment historik i zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

16 Shtator 2021, 14:28 Nga DOSJA
Përfundon takimi i dy qeverive, Kurti: Moment historik i zgjerimit të

MAQEDONIA E VERIUT– Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka quajtur moment historik takimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se takimi u mbajt me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Maqedonia e Veriut sivjet ka kremtuar 30 vjet të pavarësisë e Kosova 13 vjet të pavarësisë dhe kjo ishte mbledhja e parë ndërmjet dy qeverive tona për të intensifikuar dhe zgjeruar bashkëpunimin në shumë fusha”, tha ai.

Kurti bëri të ditur se sot janë nënshkruar 11 marrëveshje në fusha të ndryshme, si në ekonomi, bujqësi, diasporë, turizëm, siguri, energji, kontroll i transportit hekurudhor, lidhja e Brezovicës me Kodrën e Diellit në Shkup, etj.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha po ashtu se Qeveria që ai udhëheq është ngritur dhe qëndron e fortë në zotimin për drejtësi dhe punësim dhe çdo vendim dhe veprim i tyre ka qëllim përfundimtar këto dyja.

Lajmi kryesor/ Qeveria e Kosovës mbledhje të përbashkët me qeverinë maqedonase, firmosen 11 marrëveshje, Zaev: Nuk kemi të njëjtin mendim për Open Ballkan, Kurti: BE është fati ynë

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti vizite ne maqedoni zoran zaev albin kurti vizite ne maqedoni zoran zaev

Sondazh

Poll