Sport

Ish-trajneri Conte: “Endërra e Hakimit, të luajë përsëri për Real Madridin”

16 Shtator 2021, 16:12 Nga DOSJA

ITALI – “Endërra e Achraf Hakimi është të luajë përsëri për Real Madridin”,- thotë Antonio Conte, i cili punoi me mbrojtësin e djathtë të Paris SG te Inter. Lojtari i kombëtares marokene përfundoi në “San Siro” pasi u lejua të largohej nga “Santiago Bernabeu”, fillimisht i huazuar te Borussia Dortmund dhe më pas, me një kontratë kaloi te kampionët në fuqi të Serie A.

Hakimi i Madridit bëri vetëm 17 ndeshje për “los blancos”, por aksionet e tij tani janë rritur dhe Conte pret një kthim të tij në shtëpi pas një periudhe. Pasi e pa Hakimin të luante për Interin sezonin e kaluar, duke fituar një titull, duke fituar edhe 60 milionë euro teksa kaloi te PSG, Conte tha në “Sky Sport Italia”: “Endërra e tij është të luajë përsëri për Real Madridin si një lojtar kyç”.

Hakimi ra në sy me bëmat e tij gjatë një huazimi dyvjeçar te Dortmundi, që bindën Interin për të bërë lëvizjen e duhur. Por jo gjithçka shkoi pa probleme për të në Itali. Conte thotë se 22-vjeçari shpërtheu vetëm pas një mbrëmjeje të vështirë të Ligës së Kampionëve kundër Madridit, teksa shënoi edhe një autogol në humbjen 2-0 të fazës së grupeve.

“Psikologjikisht, Hakimi vuajti pak në lojërat e vitit të kaluar,- shtoi Conte. – I mbaj mend shumë mire ato dy ndeshje kundër realit. Që nga ai moment e tutje, ai punoi shumë dhe unë pashë një lojtar të ri, i cili donte të mësonte si të përmirësohej.

Ai e kuptoi që ajo që po bënte në drejtim të sulmit nuk ishte e mjaftueshme; tani ai është ndër më të mirët në botë. Nëse vazhdon të punojë edhe për topin e tij të fundit, ai mund të jetë i klasit botëror.”

Kush e ka zëvendësuar Hakimin? Interi marrë holandezin Denzel Dumfries gjatë verës, pasi e pa atë në “Euro 2020”. Conte beson se 25-vjeçari do të provojë të jetë një zëvendësues cilësor në Milano. “Ata kanë nënshkruar me një lojtar të madh për të zëvendësuar Hakimin. Nëse ai mund të punojë në ekip, ai mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm për të,”- është shprehur ish-trajneri i zikaltërve, Antonio Conte.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “sky sport italia” achraf hakimi borussia dortmund denzel dumfries paris sg te inter real madridin “sky sport italia” achraf hakimi borussia dortmund denzel dumfries paris sg te inter real madridin

Sondazh

Poll