Sport

Albertini: “Me ose pa Ibra, Juve-Milan nuk ndryshon. Të dy do të luftojnë për Scudetton”

16 Shtator 2021, 15:19 Nga DOSJA
Albertini: “Me ose pa Ibra, Juve-Milan nuk ndryshon. Të dy do të

ITALI – Demetrio Albertini dha një intervistë për mikrofonat e ‘Sky’ pas fitores 3-2 të Liverpoolit ndaj Milan, për të analizuar humbjen e kuqezinjve në ‘Anfield’: “Milan dhe Inter luajtën një ndeshje të hapur, pa frikë. Më pëlqeu Milani, në disa momente luajti në mënyrë të barabartë kundër një skuadre të madhe”.

A do të jetë Ibrahimovic këtë vit i nevojshëm?

“Një lojtar si Ibra, kur është në 100%, mund të jetë i dobishëm vazhdimisht”.

Juve-Milan, çfarë ndeshje do të jetë?

“Eshtë e vërtetë që është pikë prapa, por ato janë dy skuadra që kanë të gjitha kredencialet për të luajtur për Scudetto. Juve, edhe nëse ka pikë disavantazh, mbeten pretendente për titullin, ne vetëm duhet të kuptojmë se si ata do të menaxhojë këtë moment negativ. Nga ana tjetër, nuk mendoj se Milani ka rënë pas humbjes me Liverpoolin.”

Me ose pa Ibra, si ndryshon loja?

“Nuk ndryshon. Milani sot ka një vazhdimësi të madhe, ata janë një ekip solid”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport demetrio albertini liverpoolit milani scudetto zv.presidenti i figc demetrio albertini liverpoolit milani scudetto zv.presidenti i figc

Sondazh

Poll