Sport

VIDEO / Hajdutët i vjedhin kasafortën me medaljet e Champions League dhe “Euro2020” futbollistit

16 Shtator 2021, 14:24 Nga DOSJA
VIDEO / Hajdutët i vjedhin kasafortën me medaljet e Champions League

ANGLI – Reece James ka kërkuar ndihmë nga komuniteti i futbollit në identifikimin e individëve të përfshirë në vjedhjen e një kasaforte nga shtëpia e tij, që përmbante medaljet e Champions League dhe “Euro 2020”.

Mbrojtësi i Chelseat ka postuar një njoftim në llogarinë e tij në Instagram, duke konfirmuar se shtëpia e tij ishte vjedhur më 14 shtator, ndërsa mbrojtësi ishte larg me ‘Blutë’ për ndeshjen e tyre kundër Zenit.

Katër klipe nga kamerat e sigurisë u publikuan gjithashtu me postimin në mediat sociale, me James që bëri thirrje për ndihmë për të identifikuar ata që ishin përfshirë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll