Bota

Përfaqësuesi i BE-së në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, zhvillon takime me partitë e opozitës, Lajçak: Ishin kon

16 Shtator 2021, 09:26 Nga DOSJA
Përfaqësuesi i BE-së në ditën e dytë të

KOSOVË-Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë për një viziët zyrtare në Kosovë, 3 ditë.

Në ditën e dytë të vizitës së tij 3-ditore në Kosovë, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi është takuar me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca. Në takimin e Konjufcës me Lajçakun është biseduar për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit me kreun e PDK-së, Krasniqi tha se në bisedë me Lajcak ka ngritur çështjen e arkivave të UÇK-së.

Qëndrimi ynë sa i përket arkivave është publik, ne e kemi thënë vazhdimisht. Unë edhe sot në takim me z.Lajçak e kam ngritur këtë çështje. Ne besojmë që fokusi duhet të jetë te çështjet e mëdha dhe nuk duhet askush që të tentojë me çështje më sporadike të ik nga obligimet e mëdha që i kanë”, tha Krasniqi në konferencë.

Pas takimit me të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj, Lajçak tha se ka kërkuar mbështetjen e tyre në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kërkova për mbështetje të dialogut, pasi arritja e një marrëveshje përfundimtare është në të mirën e Kosovës. Partitë opozitare kanë eksperiencë në dialogun, dhe për mua ishte e rëndësishme të dëgjojë mendimin e tyre. Po ashtu besoj që do të jenë konstruktiv. I konsiderojë këto takime shumë të rëndësishme dhe jam i kënaqur me rezultatet”, u shpreh Lajçak.

Gjatë ditës së sotme, Lajçak është takuar edhe me kreun e PDK-së, atë të LDK-së, e kryeparlamentarin, Glauk Konjufca dhe shefin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirin.

Lajçak në Kosovë do të qëndrojë deri më datë 17 shtator. Vizita e Lajçakut në Kosovë vjen disa ditë pas raundit të ri të bisedimeve që u zhvilluan në Bruksel në nivel të ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti glauk konjufca miroslav lajčák albin kurti glauk konjufca miroslav lajčák

Sondazh

Poll

Bota 15 Shtator 2021, 20:12

Fluturimi i parë privat në hapësirë nga SpaceX

SHBA- Një raketë me katër astronautë në bord do të lëshohet mbrëmjen e së mërkurës nga Qendra Hapësinore Kennedy. Ky është fluturimi i parë privat nga kompania ...