Bota

Qeveria e Kosovës mbledhje të përbashkët me qeverinë maqedonase, firmosen 11 marrëveshje, Zaev: Nuk kemi të njëjtin mend

16 Shtator 2021, 09:17 Nga DOSJA
Qeveria e Kosovës mbledhje të përbashkët me qeverinë

MAQEDONIA E VERIUT-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministrat e Qeverisë, është pritur në një vizitë zyrtare nga homologu maqedonas, Zoran Zaev dhe kabineti i tij qeveritar.

Dy qeveritë mbajtën sot një mbledhje të përbashkët ku u nënshkruan rreth 11 marrëveshjeve nga sfera e infrastrukturës, energjetikës, ekonomisë, turizmit dhe sigurisë, inovacionit teknologjik si dhe marrëveshje për diasporën.

Pas përfundimit të mbledhjes dhe firmosjes së marrëveshjeve dy kryeministrat, Kurti dhe Zaev dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Zaev gjatë fjalës së tij tha se me kryeministrin Kurti nuk kanë të njëjtin mendim për “Open Balkan” por kjo gjë nuk e pengon në bashkëpunimin ndërshtetëror.

Sa i përket “Open Balkan”, kemi opinione të ndryshme por kjo nuk na pengon në bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve. Unë mund të them se Kosova është e pavarur dhe i ka qëndrimet e veta”,- tha Zaev para gazetarëve.

Ndërkohë, kryeministri Kurti tha se Kosova mbështet iniciativat rajonale që kanë BE-në brenda tyre dhe përsa i përket iniciativës “Ballkani i Hapur”.

Ne dëshirojmë sa më shumë bashkëpunim dhe zbatim të marrëveshjeve në aspektin bilateral me Maqedoninë e Veriut, jemi të orientuar kah e ardhmja e për neve e ardhmja është Bashkimi Evropian. Pra BE është fati ynë, anda edhe si republikë e Kosovës ne i mbështesim iniciativat rajonale që janë nga Bashkimi Evropian . Asnjëra nga marrëveshjet e nënshkruara nuk mund të cenohen në zbatim pavarësisht dallimeve që mund të kemi”, tha Kurti.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti vizite ne maqedoni zoran zaev albin kurti vizite ne maqedoni zoran zaev

Sondazh

Poll

Bota 15 Shtator 2021, 20:12

Fluturimi i parë privat në hapësirë nga SpaceX

SHBA- Një raketë me katër astronautë në bord do të lëshohet mbrëmjen e së mërkurës nga Qendra Hapësinore Kennedy. Ky është fluturimi i parë privat nga kompania ...