Bota

Më e madhe se vetë Antarktida, zgjerohet vrima e ozonit në polin e jugut

16 Shtator 2021, 09:16 Nga DOSJA
Më e madhe se vetë Antarktida, zgjerohet vrima e ozonit në polin

POLI I JUGUT- Vrima e krijuar në shtresën e Ozonit mbi Polin e Jugut është tani më e madhe se vetë kontinenti i Antarktidës. Gjatë çdo viti, në përiudhën mes gushtit dhe tetorit, vrima e Ozonit hollohet mbi Antarkditë duke arritur madhësinë e saj maksimale. Por, ketë vit vrima ka arritur madhësinë e saj më të madhe që prej vitit 1979.

Mediat informojnë se në 2020-ën madhësia e vrimës së Ozonit arriti pikën më të madhe prej 24 milion metrash katror, ndërsa këtë vit kjo madhësi është tejkaluar.

Shkencëtarët e Observatorit Europian Atmosferik, të cilët po monitorojnë fenomenin nuk e përjashtojnë mundësinë që mund të vazhdojë të rritet akoma më shumë ne fillim të tetorit.

Shtresa e Ozonit që ndodhet në stratosferë shërben si mburojë për planetin tonë nga rrezet ultraviolet. Kimikatet si klorofluorkarburet sintetike, të përdorura në sistemet e ftohjes, kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në shterimin e ozonit. Pas ndalimit të këtyre kimikateve prej disa vitesh, u pa një rimëkëmbje e shtresës së dëmtuar të ozonit, edhe pse tëpër e ngadaltë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota zgjerohet vrima e ozonit zgjerohet vrima e ozonit

Sondazh

Poll

Bota 15 Shtator 2021, 20:12

Fluturimi i parë privat në hapësirë nga SpaceX

SHBA- Një raketë me katër astronautë në bord do të lëshohet mbrëmjen e së mërkurës nga Qendra Hapësinore Kennedy. Ky është fluturimi i parë privat nga kompania ...