Bota

Gjykimi Mustafës, flasin dy bashkëluftëtarë të tij: Akuzat për krime lufte nuk qëndrojnë

15 Shtator 2021, 20:02 Nga DOSJA
Gjykimi Mustafës, flasin dy bashkëluftëtarë të tij:

KOSOVË- Dy bashkëluftëtarë të Salih Mustafës në fshatin Zllash të Prishtinës gjatë luftës UÇK-së kanë folur për akuzat e Gjykatës Speciales mbi Mustafën. Gazeta Ekspress shkruan se Verdi Krasniqi e Azem Sahiti, i kanë hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale për krimet e luftës që kanë ndodhur.

“Unë kam qenë vet pjesëtar i UÇK-së dhe mburrem për diçka të tillë. Kam qenë ushtarë edhe për kohën që po flitet nuk kam informata të tilla,” për ai.

Bashkë me Salih Mustafën për dy vite në Zllash ishte edhe Azem Sahiti.

“Dy vite kemi qëndruar me Salih Mustafën por këto gjëra që po i thotë Specialja nuk i kemi dëgjuar e as i kena parë si ushtarë që kemi qenë këtu…Ne kemi dëgjuar vetëm nga mediat për akuzat dhe na vjen keq për to”, tha Sahiti.

Ish-ushtarët e UÇK-së habiten se si komandanti i tyre akuzohet për keqtrajtim të bashkëkombësve.

“Këto akuza nuk qëndrojnë pasi në këtë pjesë ka pasur edhe njerëz të LDK-së. Disa figura qëndrore të LDK-së gjatë luftës kanë qenë këndej. Të gjithë kemi qenë në LDK dhe i jemi bashkangjitur luftës. Baba, mixha i janë bashkangjitur UÇK-së dhe kanë qenë pjesë e LDK-së. Për këto gjera ne vetëm në media kemi dëgjuar”, tha Krasniqi.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja ku më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës. Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni azem sahiti kosova ne hage salih mustafa verdi krasniqi azem sahiti kosova ne hage salih mustafa verdi krasniqi

Sondazh

Poll