Bota

Katër ‘astronautë amatorë’ nisen drejt hapësirës, për tre ditë do bëjnë xhiro turistike rreth tokës

16 Shtator 2021, 06:59 Nga DOSJA
Katër ‘astronautë amatorë’ nisen drejt

SHBA– 4 astonautë amatorë kanë fluturuar mbrëmjen e djeshme nga Florida, për misionin e tyre privat rrth orbitës së tokës. Anija kozmike e SpaceX u shkëput nga qendra hapësinore Kennedy, në Florida, me ekuipazhin e ‘Inspiration4’, një milioner dhe 3 qytetarë të thjeshtë.

Mediat bëjnë me dije se katërshja do të kalojë 3 ditët në vazhdim në hapësirë , duke u rrotulluar rreth tokës në një lartësi prej 575km. Gjatë këtyre tre ditëve kapsula ‘Dragon’, e cila ofron pamje spektakolare të planetit tonë për turistët hapsinorë, do të rrotullohet rreth tokës 15 herë në ditë.

Fluturimi drejtohet nga miliarderi Jared Isaacman, i cili është i treti që niset drejt hapësirës këtë vit, pas miliarderëve Richard Branson dhe Jeff Bezos. Bashkë me Isaacman janë edhe tre fituesit e ‘lotarisë ’ Chris Sembroski, Sian Proctor dhe Hayley Arceeaux, një e mbijetuar e kancerit të kockave.

Për themeluesin e SpaceX, Elon Musk, kjo është hyrja e tij e parë në kompeticionin e turizmit hapësinor .

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 4 turistet ne hapsire 4 turistet ne hapsire

Sondazh

Poll

Bota 15 Shtator 2021, 20:12

Fluturimi i parë privat në hapësirë nga SpaceX

SHBA- Një raketë me katër astronautë në bord do të lëshohet mbrëmjen e së mërkurës nga Qendra Hapësinore Kennedy. Ky është fluturimi i parë privat nga kompania ...