Bota

Festa më e re e Serbisë, AP: Thirrjet nacionaliste të Vuçiç për tu bashkuar nën një flamur po shqetësojnë rajonin e Ba

16 Shtator 2021, 08:59 Nga DOSJA
Festa më e re e Serbisë, AP: Thirrjet nacionaliste të

SERBI– Ditën e djeshme Serbia festoi ditën e Unitetit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar ku u organizua një paradë ku u shpalos gjithë ‘artileria e rëndë’ e ushtrisë serbe.

Në ceremoni mori pjesë dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i cili gjatë fjalës së tij i bëri thirrje të gjithë serbëve kudo që ndodheshin që të nxirrnin flamurin në ballkonet e tyre.

Pikërisht kësaj thirrje i ka kushtuar një artikull edhe agjencia e madhe e lajmeve Associated Press e cila shkruan se pikërisht kjo thirrje dhe ky mainfestim ka shkatuar shqetësime në rajonin e Ballkanit.

Thirrja e Vuçiç për të gjithë serbët kudo ndodheshin, përfshirë ata në Malin e Zi, komunitetin serb të Bosnjes dhe atë të Kroacisë ka shqetësuar rajonin pasi pikërisht të tilla thirrje janë bërë edhe gjatë luftrave të përgjakshme të viteve 1990.

Sipas AP, presidenti populist Aleksandër Vuçiç inspektoi pajisjet ushtarake të ekspozuara në një park të Beogradit, duke vlerësuar gatishmërinë e ushtrisë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të jashtme. Ai tha se ushtria është “pesë herë më e fortë” sesa vetëm disa vjet më parë, dhe njoftoi blerje të reja ushtarake.

Më vonë të Mërkurën, Vuçiç foli në një tubim në qendër të Beogradit, ku ndjenjat nacionaliste ‘fluturuan lart’, ku morën pjesë anëtarë të qeverisë, zyrtarë serbë të Bosnjës dhe dhjetëra mijëra mbështetës të tij.

Vuçiq, një ish-ultranacionalist që mbrojti zgjerimin e kufijve të Serbisë në kurriz të fqinjëve të saj, tha se festa e re nuk ka për qëllim të kërcënojë askënd ose të ndryshojë kufijtë e vendosur në Ballkan.

Presidenti kroat Zoran Milanoviç tha se ai nuk mund të “besojë se serbët nuk kanë asgjë më të rëndësishme ose më të zgjuar për të bërë” sesa të krijojnë festa që cenojnë punët e brendshme të shteteve fqinje.

Festa e re kombëtare përkon me një fitore kryesore serbe dhe franceze në 1918 kundër Fuqive Qendrore në teatrin e operacioneve ballkanike gjatë Luftës së Parë Botërore.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic festa e unitetit dhe flamurit ne serbi aleksander vucic festa e unitetit dhe flamurit ne serbi

Sondazh

Poll

Bota 15 Shtator 2021, 20:12

Fluturimi i parë privat në hapësirë nga SpaceX

SHBA- Një raketë me katër astronautë në bord do të lëshohet mbrëmjen e së mërkurës nga Qendra Hapësinore Kennedy. Ky është fluturimi i parë privat nga kompania ...